Bashkësia Islame e Republikës së Kosovës, sikurse edhe viteve të kaluara edhe këtë vit organizon tubimin e zeqatit dhe sadakatul-fitrit.
Tubimi i tyre bëhet në zyrat e këshillave të Bashkësisë Islame të Kosovës, në secilën xhami të Kosovës dhe në adresën bankare:
Banka: NLB-Prishtina
Account no. & IBAN: XK05 1700200100103672
SWIFT Code (BIC): NLPRXKPR
Adresa: St. Ukshin Hoti 124,
10000 Prishtinë, Republic of Kosovo
Çmimi i sadakatul-fitrit për këtë vit është 2, 3, 5 dhe 10 euro.
Po ashtu, Kryesia e Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, duke u mbështetur në mësimet e shkollës juridike hanefite dhe në praktikën e aplikuar në vendin tonë, ka marrë vendim që, sasia e nisabit për obligueshmërinë e dhënies së Zekatit, të llogaritet në bazë të çmimit aktual të arit në bursën ndërkombëtare dhe në bazë të çmimit të tij në vendin tonë. Prandaj, sasia e nisabit për territorin e Republikës së Kosovës për vitin 2022 është 5100 euro.
Gjithashtu, i njoftojmë të gjithë të interesuarit se fidja (fidjetu taamul miskin) për sivjet është jo më pak se 2 euro.
Të gjitha lajmet
Lajme · 8 prill 2022
Nga Kushtrim GurajPublikuar më 8 prill 2022, ora 11:02
BIK edhe këtë vit organizon tubimin e zeqatit dhe sadakatul-fitrit
Bashkësia Islame e Republikës së Kosovës, sikurse edhe viteve të kaluara edhe këtë vit organizon tubimin e zeqatit dhe sadakatul-fitrit. Tubimi i tyre bëhet në zyrat e këshillave të Bashkësisë Islame të Kosovës, në secilën xhami të Kosovës dhe në adresën bankare: Banka: NLB-Prishtina Account no. & IBAN: XK05 1700200100103672 SWIFT Code (BIC): NLPRXKPR Adresa: […]
RTV PENDIMI · MË PRANË TË VËRTETËS

